Sukses i Cadiz në fushën e Celta Vigo në ndeshjen e javës së pestë të LaLiga. 2-1 rezultati përfundimtar për ekipin mysafir, i cili dominoi në pjesën e parë: golat e Lozano 38’ dhe Espino 43’ pas penalltisë së humbur nga Sanchez.

Në pjesën e dytë Celta përpiqet të rihapë ndeshjen me Santi Mina 64’ por nuk është e mjaftueshme.

Me këtë sukses Cadiz largohet nga pjesa e poshtme e renditjes dhe përfundon në grupin e madh me 5 pikë.

Celta Vigo mbetet e vendosur në fund të renditjes me vetëm 1 pikë të fituar në 5 ndeshje.