Barcelona ka dështuar në fund duke barazuar 3-3 në fushën e Celta Vigos në kuadër të javës së 13-të në La Liga, edhe pse ishte duke fituar 0-3 pas pjesës së parë.
Klubi katalunas ishte afër t’i kthehej fitores pas tri dështimeve, duke marrë një triumf të madh ndaj Vigos, por në fund dështuan duke u kënaqur me vetëm një barazim.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ansu Fati 5’, i cili shënoi një gol të bukur, ndërsa Sergio Busquets 18’ gjithashtu shënoi golin e dytë.
Deri në fund të pjesës së parë, katalunasit gjeten edhe një herë golin me anë të Memphis Depay 34’, i cili shënoi për 0-3.
Në pjesën e dytë, Barcelona pati rënie në lojë, ndërsa vendasit e shfrytëzuan për mrekulli duke fituar terren dhe duke shënuar tri gola për të marrë një barazim të madh.
Iago Aspas 52’ hapi serinë e golave në këtë pjesë duke shënuar për 1-3, ndërsa Nolito 74’ ngushtoi rezultatin në 2-3.
Kur pritej që ndeshje të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe Aspas 90’+6’ , i cili në mshënoi për barazimin 3-3 dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh veten në pozitën e nëntë me 17 pikë, ndërsa Celta Vigo renditet e 14-ta me 12 pikë.
Në takimin tjetër Espanyol rikthehet te fitorja në shtëpi dhe mund Granadën me reziltatin e pastër 2-0.
Pedrosa 30’ dhe De Tomas 42’ shënuan për vendasit në takimin që u vendos që në pjesën e parë.
Me këtë fitore Espanyol shkon në vendin e 10-të me 17 pikë, ndërsa Granada mbetet në vendin e 16-të me 11 pikë.