Sulmuesi argjentinas Lucas Boyé, i jep Elches një sukses të rëndësishëm në garën për mbijetesë me golin e tij në minutën e 30-të.

Skuadra valenciane mundi Levanten 1-0 në derbi dhe bëri një kërcim të dyfishtë në renditje, duke kapur Alaves në kuotën 30 pikë.

Në këtë moment Elche do të ishte e sigurtë, por Valladolid i treti nga fundi me 28 pikë ka 2 ndeshje më pak.