Pas dy barazimeve dhe humbjes me Barcelonën, Atletico ka gjetur fitoren.

Ekipi i Diego Simeones ka mposhtur Osasunën në ‘Wanda Metropolitano’ me rezultatin 2-0.

Alvaro Morata në minutën e 67-të dhe Saul Niguez në atë të 75-të shënuan për t’i dhënë fitoren e shumëpritur.

Ndeshja tjetër mes Athletic Bilbaos dhe Eibarit ka përfunduar pa gola.