Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi Barcelonës si me raste, ashtu edhe me rezultat. Golin e vetëm në këtë pjesë e ka shënoi Lionel Messi në minutën e 23-të të takimit.

Argjentinasi bashkëveproi bukur me Antoine Griezmann, i cili me një pasim të bukur ia kthen topin Messin që shënoi golin e parë të ndeshjes.

Por pjesa e dytë nuk shkoi si e kishte menduar Ronald Koeman dhe lojtarët e tij.

Pas dy rasteve të humbura të Barcelonës, pasoi dënimi nga Granada.

Darwin Machis shënoi në minutën e 63-të për 1-1.

Kur pritej që Barcelona të kthehej në lojë, Adrian Marin harkon në zonë ku e gjen Jorge Molinan që shënon për 2-1 në minutën e 79-të.

Barcelona provoi deri në fund, por nuk ia doli të marrë më shumë dhe ngelet në vendin e tretë.