Villarreal dhe Real Madridi kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi Villarrealit, që kishte raste më të mira. Në minutën e 6-të, Samuel Chukwueze, ishte i pari që rrezikoi, duke kaluar dy mbrojtës, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.

Pas tij ishte radha e Alberto Morenos në minutën e 18-të, por as ky nuk arriti të shënonte. Rastin e fundit në fraksionin e parë e kishte Arnaut Danjuma, por sërish goditja e ndal nga Courtois.

Në pjesën e dytë Real Madridi kishte raste më të mira, duke nisur nga ai i Gareth Bale në minutën e 56-të. Pas dy minutash provoi edhe Vinicius Junior, por as ky nuk arriti të shënonte.Në minutën e 64-të, sërish Bale rrezikoi, por Geromino Rulli ishte në vend. Fundi i lojës ishte më i qetës, pasi të dy skuadrat nuk prodhuan raste për tu përmendur.

Me këtë barazim Real Madridi mbetet lider me 54 pikë, katër më shumë se Sevilla që është ndjekësi i parë.