Përfundon me barazim ndeshja e fundit e javës së gjashtëmbëdhjetë të La Ligës spanjolle. Athletic Bilbao nuk arrin të pushtojë Coliseum Alfonso Perez në Getafe.

Skuadra vendase, e parafundit në renditje, luan një lojë të guximshme dhe i afrohet golit në më shumë se një rast, duke ua vështirësuar jetën kundërshtarëve më të fortë.

Baskët humbasin shansin për t’iu bashkuar Barcelonës në renditje dhe mbeten në vendin e nëntë, në të njejtin nivel pikësh me Osasunan.