Isak 58’ zhbllokon rezultatin me një penallti, Muniain 90’+1’ përgjigjet në minutat shtesë.

Ky, me pak fjalë, ishte filmi i ndeshjes mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, i cili përfundoi 1-1 në San Sebastian.

Bardheblutë u rikthyen kështu në krye të renditjes së La Ligës, megjithatë vetëm një pikë prapa Real Madridit dhe Sevillas, të cilët kanë një ndeshje më pak. Për Luanët është barazimi i dytë radhazi, pas atij të së martës së kaluar në Espanyol.