Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 25-të të La Ligas.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që rrezikuan që në minutën e 7-të me Saidy Janko, por portieri Thibaut Courtois bëri një pritje sensacionale.

Dy raste për Real Madridi në këtë pjesë lojë i kishte Mariano Diaz, por nuk kishte sukses.

Në pjesën e dytë sërish rrezikuan Valladolid me Fabian Orellana, por sërish Courtois ishte në vend.

Goli erdhi në minutën e 66-të, kur Toni Kroos harkoi bukur në zonë ku më së miri u gjend Casemiro që shënoi për 1-0.

Valladolid tentuan të kthehen në lojë me Shon Weissman, por fati nuk ishte me ta.

Me këtë fitore Real Madridi ka 45 pikë, 3 më pak se Atletico Madrid, por ka luajtur 1 ndeshje më shumë.