Reali i Madridit mposhti mbrëmjen e sotme Elçen me rezultatin 4-0 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të La Ligës.

Të besuarit e Karlo Ançelotit ishin dominuesa në këtë përballje, duke e zgjidhur takimin që në pjesën e parë, ku shënuan plot 3 gola.

Ishte Asensio ai që në minutën e 8-të, pas asistim të Carvahal zhbllokoi sfidën.

Më pas që në minutat 31 dhe 45+1 ishte radhe e Karim Benzema, për të shënuar dopietë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kapiteni nuk fali dy herë nga 11 metra, duke çuar shifrat në 3-0 në fundin e pjesës së parë.

Ndërkohë për të vulosur këtë duel mendoi kroati Luka Modriç, i cili në minutën e 80-të realizoi edhe golin e katërt.

Me këtë fitore Reali u ngjit në kuotën e 48 pikëve, 8 më pak se Barcelona e vendit të parë.

Sfidën e radhës madrilenët do e luajnë ndaj Osasunës në transfertë.