Ëndrra e Real Sociedad vazhdon. Skuadra e Imanol Alguacil mposht Celta Vigon dhe fluturon në krye të LaLigas. Golat e Isak dhe Elustondo lejojnë baskët të distancojnë Realin, Sevillan dhe Betisin me 3 pikë në renditje.
Celta Vigo – Real Sociedad 0-2:
53’ Isak, 80′ Elustondo
Në takimin tjetër Getafe e vendit të fundit barazohet në fund të takimit në fushën e Granadës. Pas kësaj ndeshjeje Getafe ngelet po në vendin e 20-të me 3 pikë ndërsa Granada në vendin e 17-të me 8 pikë.
Granada – Getafe 1-1:
90’+7 Molina / 36’ Unal