Real Madridi e ka mposhtur 2-0 Espanyolin në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan Raphale Varane (37’) dhe Karim Benzema (79’).

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi francez Benzema ndërsa më i dobëti ishte mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy që u ndëshkua me karton të kuq.

Në takimin tjetër Granada mund 3-0 Alavesin me golat e Fernandez (48’) Soldado (58’ pen.) dhe Herrera (77’).