Sevilla dhe Barcelona kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 18-të në La Liga, duke barazuar me rezultat 1-1.

Të dy skuadrat e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në start.

Por goli i parë erdhi në minutën e 32-të, kur Ivan Rakitic asistoi te Papu Gomez që shënoi për 1-0.

Por Barcelona pa shkuar në pushim arriti të barazojë shifrat.

Ousmane Dembele harkoi nga këndi ku gjeti Ronald Araujo që shënoi me kokë për 1-1.

Sevilla mbeti me 10 veta në fushë në minutën e 64-të, kur Jules Kounde u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Barcelona kishte më shumë raste pas këtij momenti, por Osumane Dembele dy herë dhe Gavi njëherë nuk ishin të saktë.

Sevilla pas barazimit mbetet e dyta me 38 pikë, ndërsa Barcelona është e shtata me 28 pikë.