Barcelona ka barazuar në fushën e Real Sociedadit me rezultat 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në La Liga.

Gjiganti katalunas ka dështuar të marrë 3 pikët një javë para El Clasicos së parë të sezonit.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mikel Oyarzabal (12′) dhe Alexander Isak (62′) për vendasit, ndërsa Antoine Griezmann (38′) dhe Luis Suarez (49′) për Barçën.

Lojtarët më të mirë ishin Luis Suarez dhe Gerard Pique ndërsa më të dobëtit Portu dhe Willian Jose

Për rreth 30 minuta në këtë takim luajti edhe ylli shqiptar, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje të mirë.