Valencia ka mposhtur 2-0 Barcelonën pas 13 vitesh në ‘Mestalla’ duke i shkaktuar humbjen e katërt në La Liga për sezonin 2019/20.

Valencia luajti mjaft mirë dhe kishte mundësinë që të shkonte në epërsi që në fillim të ndeshjes, por nga pika e bardhë, nuk u tregua i saktë Maxi Gomez, goditjen e të cilit e ndali Marc-Andre Ter Stegen.

Sido që të jetë, gjithçka ndryshoi me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’, Jordi Alba aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, për rezultatin 1-0.

Më pas Barcelona u mundua të rikthejë situatën në favorin e saj, erdhi goditja e madhe në minutën e 77’, Maxi Gomez shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0