Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është “i bindur” se klubi i tij do të mposht Bayern Munichun në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve më 8 dhjetor.

Laporta ka thënë se emërimi i Xavit si trajner ka frymëzuar më shumë respekt nga kundërshtarët, gjë që mund të jetë një faktor në atë që ai ka parashikuar të jetë një fitore “mrekulli” në Allianz Arena.

Blaugranët ende mund të kalojnë në fazën tjetër pa e rrëzuar kundërshtarin e tyre gjerman, por largimi nga Mynihu me një fitore është mënyra e vetme për të siguruar 100 % kualifikim pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Benficas dhe Dynamo Kyiv.

Një fitore në Allianz Arena nga Barcelona shihet si e arritshme nga presidenti i Barcelonës, Laporta.

Të mundësh Bayernin është diçka që mund të arrihet. Do të ketë një mrekulli, jam i bindur që do të fitojmë. Xavi është shumë i motivuar dhe shumë i fortë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne, mendoj se për momentin ardhja e Xavit ka gjeneruar pak respekt nga kundërshtarët tanë. Kundërshtarët tanë e dinë që ne mund ta përsërisim fitoren tonë.”, deklaroi në fillim i Barcelonës.

I pyetur nëse Ansu Fati do të arrinte në ndeshjen e Mynihut, Laporta u shpreh optimist:

Me Ansu? Mund të vijë, mjekët do ta vlerësojnë”.

Laporta erdhi në teatër pasi vizitoi Abacinë e Montserrat.

Kam kërkuar nga La Moreneta që të na mbrojë të gjithëve dhe e kam falënderuar që na ka marrë parasysh”, ka rrëfyer ai.