Granada ka pranuar ofertën e Lazios prej 10 milionë eurosh për transferimin e përhershëm të portierit portugez Luis Maximiano (1999) dhe janë përcaktuar edhe kushtet personale me portierin.

Maximiano do të zbarkojë në skuadrën e Sarri javën e ardhshme dhe për të mbrojtur portën e Lazios do të marrë pagë 1 milion euro në vit për 5 vite, kontratë gati deri në vitin 2027 për portierin 190 cm të gjatë.

Tashmë repartit të mbrojtjes së Lazios i mungon vetëm një portier i dytë i ri pas lamtumirës së Reinës që është çiftuar me largimin e Strakoshës.