Pothuajse 24 orë negociata pa ndalesë. Por në fund, Juventusi dhe Lazio arritën marrëveshje për huazimin e dyfishtë (të lidhur) të mesfushorit Nicolo Rovella (2001) dhe mbrojtësit të majtë Luca Pellegrini (1999) me detyrim blerjeje.

Detyrimi i blerjes për mesfushorin është 17 milionë euro, për mbrojësin anësorin 4 milionë euro. Tashmë agjentët po punojnë për të gjetur një marrëveshje për pagat, por negociatat po shkojnë drejt mbylljes për vullnetin e të dy lojtarëve.

Nga Continassa, pra, dy dalje të tjera në 24 orët e fundit, pas atyre të Zakarias në Monaco dhe De Winter në Genoa.

Pellegrini tashmë po largohej dje nga Torino, më pas mbyllja e operacionit u ndal papritur pasi ndërkohë diskutimi është zgjeruar për Rovellën. Mesfushori i komunikoi Allegrit dëshirën e tij për t’u larguar nga Continassa, i bindur se do të gjente më shumë hapësirë ​​te Lazio e Sarrit. Në fakt, hipoteza ishte tashmë e gjallë në fillim të merkatos: Juventusi shpresonte se mund të bëhej një çelës i dobishëm për të shkurtuar distancat nga kërkesat e Lotitos për Milinkovic Savic, i cili më pas shkoi në Arabinë Saudite. Megjithatë, synimi mund të mbetet i njëjtë: sepse, me këto largime, bardhezinjtë tani mund të kenë më shumë të ardhura për të shkuar te mesfushori që dëshiron Allegri.