Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa do të jetë jashtë fushave të blerta. për 15 – 20 ditë shkaku i një lëndimi.

Ai u largua nga loja para kohe gjatë humbjes 2-1 të Bianconerëve kundër Veronës shkaku i një problemi tjetër me muskuj.

La Gazzetta dello ka nxjerr një raport me dëmtimet e tij që kur erdhi te kampionët italian dhe statistikat janë të rënda për klubin.

Costa ka humbur 39 ndeshje për Juventusin shkaku i dëmtimeve në dy vjet e gjysmë në Torino.

Në sezonin 2018-19, Costa luajti vetëm 969 minuta gjatë gjithë sezonit. Këtë sezon, Costa ka filluar vetëm në 7 ndeshje në të gjitha garat për shkak të dëmtimeve të ndryshme të muskujve.

Klubi ka konfirmuar që anësori ka pësuar një tendosje të kofshës së majtë, dhe pritet të rikuperohet midis 15 dhe 20 ditësh dhe është në dyshim për sfidën e 1 Marsit ndaj Interit.