Lautaro Martinez është ndër futbollistët kyresorë te Interi dhe Kombëtarja e Argjentinës.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij.

Argjentinasi pësoi një prolem muskular dje nuk luajti ndaj Paraguayt dhe vështirë mund t’ia dalë që të luajë edhe ndaj Uruguajit e Perusë përballjet që Argjentina ka për kualifikueset e botërorit Qatar 2022.

Shkalla e dëmtimin nuk dihet ende për Martinez por ky është një lajm i keq si për Argjentinën ashtu edhe për Interin.

Në ambientin zikaltër po shpresohet për një rezultat pozitiv mbi shkallën e dëmtimit.

Te kampioni në fuqi i Italisë, po shpresojnë që ta kenë argjentinasin të gatshëm në ndeshjen e 16 tetorit ndaj Lazios.