Real Madridi konfirmon se Sergio Ramos do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Interit për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Mbrojtësi dhe kapiteni morën dëmtimin gjatë ndeshjes me kombëtaren spanjolle të mërkurën në mbrëmje, kur Spanja mposhti keq Gjermaninë 6-0 për të rezervuar vendin e parë për në ‘Four Final’ të Ligës së Kombeve.

Klubi i tij e ka konfirmuar që Ramos ka një dëmtim në këmbë, ku do të mungojë në ndeshje me Villarreal, Inter dhe Alaves.

Ky lloj dëmtimi zakonisht merr kohë deri në tre javë pushim, që do të thotë se ai me siguri do të humbasë udhëtimin e Ligës së Kampionëve në San Siro më 25 nëntor që është ndeshje vendimtare për grupin.

Është një grup shumë i ngushtë, pasi Borussia Monchengladbach është në krye me pesë pikë, i ndjekur nga Real Madridi dhe Shakhtar Donetsk me nga katër, pastaj Interi me vetëm dy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu