Aeroplani i argjentinasit u ul në aeroportin parizian të Le Bourget, i mbushur për orë të tëra nga tifozët, rreth orës 15:30.
Një buzëqeshje e bukur dhe një bluzë e bardhë me fjalët “Ici c’est Paris” për të festuar ardhjen në kryeqytetin francez.
Kështu Leo Messi bëri përshëndetjen e parë për fansat e tij të rinj nga aeroporti.
Së shpejti priten ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i një kontrate dyvjeçare plus opsioni për një të tretën.
Pastaj nesër ndoshta një konferencë e madhe për shtyp në Parco dei Principi.
Gruaja postoi në mediat sociale një foto nga aeroplani me komentin: “Gati për një aventurë të re”.