Pronari i Spurs, Daniel Levy thuhet se po konsideron të zëvendësojë Conten në pushimin ndërkombëtar dhe sipas BILD, kontaktet janë bërë me përfaqësuesit e trajnerit austriak Oliver Glasner (1974).

Gjithsesi, Glasner ka qenë një emër në radarin e Spurs në javët e fundit. Por me shpërthimin e mahnitshëm të Contes këtë fundjavë, procesi për të zëvendësuar italianin duket sikur po përshpejtohet.

BILD pretendon se agjentët e Glasner janë kontaktuar nga drejtuesit e Tottenhamit për të shqyrtuar mundësinë që ai të zëvendësojë Conten në klub. Edhe portali Goal gjithashtu mbështet pretendimet e BILD për Spurs dhe Glasner.

Glasner, 48 vjeç, ka pasur sukses të madh me Eintracht Frankfurt dhe i ka udhëhequr ata drejt trofeut të Europa League.

Trajneri austriak besohet se i ka bërë përshtypje parisë së Tottenhamit pasi ekipi i tij i Frankfurtit shkaktoi probleme për skuadrën e Conte në tetor.

Conte, ndërkohë, aktualisht është kthyer në Itali për momentin. Italiani nuk pret të shkarkohet, por Levy mund ta marrë vendimin plotësisht nga duart e tij.

Ashtu si çdo menaxher që vjen, Oliver Glasner do të ketë nevojë për mbështetjen e Daniel Levy dhe ENIC dhe gjithashtu do të lejohet të vendosë vërtet vulën e tij në procedura.

Duke pasur parasysh komentet e Conte, kjo mund të nënkuptojë se skuadra është riparuar plotësisht edhe një herë. Spurs kanë shpenzuar shuma të mëdha në dritaret e fundit, por çuditërisht, duket se kanë shkuar prapa.