Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy refuzon ofertën e fundit të Bayern Munich për Harry Kane (1993) sic raporton gazetari David Ornstein.

Sipas mediave kjo ofertë ishte si tarifë fikse 73 milionë stërlina (85 milionë euro) dhe bonuse deri në 13 milionë stërlina (15 milionë euro) të tjera.

Daniel Levy është përgjigjur që kërkon 100 milionë stërlina (116 milionë euro) të plota dhe që të paguhen në një këst të vetëm.