Robert Lewandowski ishte edhe një herë në mesin e protagonistëve më të mëdhenj të ceremonisë së Topit të Artë: pas vendit të dytë të vitit të kaluar pas Messit, një pozicion që sipas shumëkujt mund të kishte qenë i pari duke marrë parasysh edhe ‘grabitjen’ e vitit të kaluar kur trofeu – me siguri do të kishte shkuar tek ai – nuk ishte shpërblyer për pandeminë Covid, bombarduesi 34-vjeçar polak në këtë edicion u rendit i katërti, por gjithsesi ai mori në shtëpi edhe një çmim të tijin.
Sulmuesi i ri i Barcelonës fiton për të dytin vit radhazi Trofeun Gerd Muller, çmim që shpërblen lojtarin që ka shënuar më shumë gola në sezonin e kaluar. “Dua të falënderoj të gjithë Bayernin dhe shokët e mi të vjetër të skuadrës, sepse e fitova këtë çmim edhe falë tyre.
Gjithashtu falënderoj bashkëlojtarët e mi aktual në Barcelonë, ne po rritemi dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të rëndësishme. dua t’ju falënderoj nga zemra, gjithashtu edhe familjen time që është gjithmonë pranë meje”, tha polaku nga skena e Theatre du Chatelet në Paris.
Shumë elegant me një kostum të zi të cilin e ka shoqëruar me një papijon të së njëjtës ngjyrë, Lewandowski ka shfaqur një veshje që megjithatë është bërë virale në rrjetet sociale jo për fustanin, por për orën në dore.
Një model me kosto të ulët padyshim larg kronografëve me vlerë dhjetëra mijëra euro të veshur nga lojtarët e tjerë të pranishëm në ceremoni: ky është modeli Unisex Casio Vintage në ngjyrë ari. Një orë që shitet për më pak se 60 euro.

Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ku është vënë në pah thjeshtësia e sulmuesit të Barcelonës, i cili mbetet i përulur pavarësisht trofeve të fituara dhe llogarisë bankare multimilionere. Dhe perkrah tij ishte Benzema me ore 700 mije euro ne dore… Besojeni ose jo!
Edhe pse ka nga ata që kujtojnë precedentin e grabitjes që pësoi Lewandowski menjëherë pas mbërritjes së tij në Katalonjë, kur vetëm dy javë pas prezantimit të tij në Camp Nou, futbollisti polak mbeti viktimë e vjedhjes së orës së tij, një Patek Philippe i me vlerë rreth 70 mijë euro.
Fatmirësisht efektivët e policisë kanë mundur të arrestojnë hajdutin dhe të marrin orën. Ndoshta është më mirë të shkosh në Paris me Casio, duhet ta kete menduar këtë herë …