Librazhdi dhe Prrenjasi janë dy bashki, të cilat janë konsideruar të gjelbra, pasi deri tani nuk janë prekur nga koronavirusi. Për këtë qeveria ka vendosur të lehtësoja masat, duke lejuar lëvizjen pa autorizim.

Por për të mbajtur situatën nën kontroll, nga ana e Policisë së Shtetit do të ketë kontrolle të rrepta për ata persona që hyjnë dhe dalin nga këto dy qytete.

Si do të bëhet lëvizja në bashkitë e gjelbëra ?

Deri ne oren 08:30 do të lëvizë Mosha e tretë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin qytetarët e tjerë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin drejtuesit e mjeteve pa autorizim.