Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 4-4 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Amiens në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.

Kampionët francez ishin afër të merrnin një fitore të madhe me përmbysje të çmendur në ndeshjen ndaj Amiens, e cila prodhoi tetë gola.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sehrou Guirassy (5’, 90+), Gael Kakuta (29’) dhe Fousseni Diabate (40’) për vendasit, ndërsa Anderr Herrera (45’), Nianzou Kouassi (60’, 65’) dhe Mauro Icardi (74’) për PSG-në.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi 17-vjeçar francez, Kouassi, ndërsa më i dobëti ishte portieri Keylor Navas.