PSG ka fituar kundër Nimes si mysafir me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje ku shkëlqyer Kylian Mbappe dhe Pablo Sarabia.

Ndeshja u bë më e lehtë për PSG-në, pasi Loick Landre 12’ u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Rafinhas.

Por goli i parë i PSG-së erdhi në 32’, kur Mbappe kaloi edhe portierin për të shënuar për 1-0, gol që mbylli edhe pjesën e parë.

Florenzi në minutën e 77-të ngriti rezultatin në 2-0, ndërsa Mbappe 83’ shënoi për 3-0.

Të dy asistet u dhanë nga Sarabia, i cili shënoi në 88’ për 4-0.

Ndeshja tjetër e kampionatit francez mbaroi në barazim 1-1.

Dijon – Rennais 1-1:
24′ Terrier (Rennais), 53′ Mama Baldé (Dijon).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu