Sapo ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja ndërmjet Reims dhe Lyon, e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1.

Vendasit arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 24-të me Ito-n, por dëbimi i Lopy-t në minutën e 63-të i komplikoi gjërat për skuadrën e Garcias dhe kështu Moussa Dembele shënoi golin për rezultatin përfundimtar 1-1 në minutën e 86-të.

Në renditje, OL ngjitet në vendin e 4-t (me 3 ndeshje) me 7 pikë, ndërsa Reims është i parafundit me 2 pikë.