Olympique Lyon mundi me vështirësi Saint-Etienne në sfidën e së premtes mbrëma në Ligue 1.
Në këtë javë të 22-të, vendasit fituan 1-0 falë një goli të Moussa Dembelé nga penalltia në minutën e 15-të.
OL shkon i dhjeti në renditje me 31 pikë, ndërsa Saint-Etienne mbetet i fundit me vetëm 12 pikë në 21 ndeshje të luajtura.