PSG ka fituar ndaj Lille me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të në Ligue 1.

Ndeshja mes kampionëve dhe nënkampionëve të Francës doli të jetë e fortë dhe me rikthim në rezultat.

Ndeshja nisi më mirë për Lillen që kishte dy raste të mira që në start me Burak Yilmaz dhe Jonathan Kone, por nuk ishin të saktë.

Megjithatë goli erdhi në minutën e 31-të, kur Jonathan David shënoi për 1-0 pas asistimit të bukur të Yilmaz.

PSG nuk rrezikoi në pjesën e parë, ndërsa Lionel Messi që ishte në lojë, u largua në pushim të pjesëlojës, pas një dëmtimi.

Në pjesën e dytë PSG filloi të luajë më mirë duke rrezikuar.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të, kur Angel Di Maria asitoi te Marquinhos i cili shënoi nga afër për 1-1.

Kur loja shkonte drejt fundit, PSG shtoi presionin drejt portës së Lille dhe kjo iu shpërblye.

Një kombinim i mirë mes Neymar dhe Di Maria në minutën e 88-të u kthye në gol, me argjentinasin që gjeti cepin e majtë të portierit mysafir për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola edhe pse tensioni nuk mungoi.

PSG mbetet lider me 31 pikë, duke krijuar epërsi prej 10 pikësh me ndjekësin e parë Lens.