Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 në shtëpi ndaj St Etienne në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Liguë 1.
Ekipi i Mauricio Pochettinos ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në shtëpi ndaj St Etienne.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të parisienëve, por përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur, por përsëri PSG ishte skuadër më e mirë dhe krijoi më shumë raste.
Por, goli i parë i ndeshjes u shënua nga mysafirët të cilët në minutën e 77-të shënuan me anë të Denis Bouanga për 0-1.
Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm një minutë pasi në skenë doli Kylian Mbappe, i cili barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 87-të i njëjti lojtar shënoi për 2-1.
Kur pritej që PSG të fitonte me këtë rezultat, mysafirët barazuar 2-2 me anë të Romain Hamouma (90+2), ndërsa Mauro Icardi (90+6) vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-2.
Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e dytë me 69 pikë apo një më pak se Lille në vendin e parë, ndërsa St Etienne zë vendin e 13-të me 39 pikë.
Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit lujnë në udhëtim te Metz, ndërsa St Etienne e pret Brestin.