PSG ka shënuar fitore ndaj Rennes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të Ligue 1.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me të dy skuadrat që rrezikuan nga një herë.

Fillimisht ishte Baptiste Santamaria i Rennes që rrezikoi, por nuk ia doli.

Pas tij ishte Kylian Mbappe, goditja e të cilit shkoi afër portës.

Në pjesën e dytë nuk ndodhën shumë raste, edhe pse PSG luante me pothuajse më të mirët.

Por kur ke në skuadër emra si Leo Messi dhe Mbappe, goli do të vije dikur.

Zhvillohej minuta e tretë shtesë kur argjentinasi pasi te Mbappe i cili shënoi për 1-0.

Më këtë fitore PSG ka 59 pikë dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit.