PSG fiton me rezultat komod ndaj Lens
Paris Saint-Germain ka fituar 2-0 përballë Lens në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, vendasit fituan një penallti, por Przemyslaw Frankowski nuk ia doli të mposhte Gianluigi Donnarumman që e priti goditjen e tij.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe asistoi te Bradley Barcola, që realizoi golin e vetëm të pjesës së parë.

Në minutën e 45+2-të, Lens mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jonathan Gradit u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Përkundër se ishin me më pak lojtarë në fushë, Lens e nisi pjesën e dytë sërish më mirë, duke rrezikuar me anë të Neil El Aynaoui (55’), ndërsa Donnarumma sërish bëri intervenim bravuroz.

PSG ia doli të shënonte edhe golin e dytë, tani nëpërmjet Kylian Mbappes (89′), me asistimin e Ousmane Dembeles.

Pas javës së 18-të, PSG vazhdon të jetë lider me 43 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të takohet me Brest.