PSG ka shënuar fitore ndaj Ajaccios si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Me Lionel Messin e kthyer në aksion, PSG ishte shumë e rrezikshme që në start.

Kampionët francez kaluan në epërsi në minutën e 24-të të takimit, kur Messi asistoi te Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Edhe pse PSG kishin raste të tjera, pjesa e parë nuk gola më gola.

Në pjesën e dytë sërish parisienët ishin më të mirë, por goli i sigurisë erdhi vonë.

Zhvillohej minuta e 78-të, ku Mbappe kësaj here asistoi te Leo Messi i cili kaloi portierin dhe shënoi për 2-0.

Vetëm pas katër minutash sërish dyshja ishin në aksion, me Messin që dhuroi asistimin e dytë për Mbappen, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje për 3-0.

PSG ka 32 pikë pas 12 ndeshjeve, me Lorient dhe Marseille që i vijnë pas me 26, respektivisht 24 pikë, por nga një ndeshje më pak.