Reims dhe PSG kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së dhjetë në Ligue 1.

Parisienët që ishin mysafir e nisën më mirë duke rrezikuar me Fabian Ruiz dhe Kylian Mbappe.

Vendasit kishin rast me Marshall Muentis, por nuk erdhën deri te goli.

Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve brenda disa sekondave, duke e lënë PSG-në me dhjetë lojtarë nga minuta e 41-të.

Në pjesën e dytë, Reims rastin e parë të mirë e kishte me Arbër Zenelin, i cili vetë e krijoi, por gjuajtja e tij u ndal nga Gio Donnarumma.

PSG kishte rast me Neymar në minutën e 68-të, por as braziliani nuk ia arriti të shënojë.

Alexis Flips dhe Mitchell van Bergen kishin raste t’i dhuronin fitoren Reimsit, por në të dyja rastet Donnarumma ishte në vend.

PSG mbetet lider me 26 pikë, 3 më shumë se Marseille, ndërsa Reims ngjitet në vendin e 14-të me 8 pikë.