Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim te Lille në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Danilo Pereiras.
Por, Lille i barazoi shifrat me golin e Seven Botman (28’), që u asistua prej Hatem Ben Arfas, dhe kaq doli të ishte edhe potenciali i tyre.
Në minutën e 32-të, PSG e riktheu epërsinë me anë të Presnel Kimpembes, që u shërbye mjaft mirë prej Lionel Messit.
Gjashtë minuta më vonë, argjentinasi u fut në listën e realizatorëve, duke realizuar për 3-1.
Edhe 45 minutat e dytë ishin të mysafirëve, që ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Danilo e realizoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 51-të, me Leonardo Paredes që ishte asistuesi.
Për t’u përkujdesur për rezultatin final, u përkujdes Kylian Mbappe që shënoi në minutën e 67-të, gjersa Marco Verrati ishte asistuesi.
Pas javës së 23-të, PSG vazhdon të jetë lider me 56 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë, Marseille.