Fitorja e dytë me radhë, e katërta në pesë ndeshjet e fundit, 13 pikë nga 15 gjithsej në dispozicion. Rennes janë duke përjetuar periudhën e tyre më të mirë të sezonit dhe ata nuk ndalen. Në fushën e Angers, Camavinga dhe shokët e tij marrin një tjetër sukses të qartë. Një 3-0 pa shqetësime të mëdha.

Doku zhbllokon rezultatin në fund të pjesës së parë, Terrier dyfishon në minutën e 63-të dhe Guirassy 90’ mbyll gjithcka. Njerëzit e Genesios kështu fluturojnë në vendin e gjashtë në renditje, -1 pikë nga i pesti i Lensit.