Në Francë po diskutohet rritja e pagave të lojtarëve në dy vitet e fundit, pavarësisht se të ardhurat kanë rënë me gati 30% për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Në faqet e L’Equipe në stendat e gazetave këtë mëngjes gjejmë listën e 30 lojtarëve më të paguar në Ligue 1 ku 14 vendet e para janë të zëna të gjitha nga lojtarët e PSG-së.

Më i paguari është sërish Neymar, me 48 milionë euro bruto në vit.  Vendi i dytë për Lionel Messin me 40 milionë euro brutto në vit, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është Kylian Mbappé me 27 milionë euro brutto në vit.  I ndjekur nga Marquinhos dhe Verratti me nga 14.4 milionë euro brutto në vit.

Lojtari i parë që nuk është pjesë e skuadrës së PSG-së është Ben Yedder i Monakos: vendi i pesëmbëdhjetë me 7.2 milionë euro brutto në vit.

Cédric Bakambu dhe Arkadiusz Milik me 4.8 milionë euro brutto në vit, janë lojtarët më të paguar në Marsejë.

Më të paguarit në Lyon janë Jerome Boateng dhe Tanguy Ndombele, të cilët sipas vlerësimeve mbledhin 4.2 milionë euro brutto në muaj.

Këtë klasifikim special e mbyll Renato Sanches, mesfushori portugez me 4 milionë euro brutto në vit është më i paguari në Lille.