Sulmuesi anësor i PSV Eindhoven, Cody Gakpo (1999) ka tërhequr interes nga klubet e mëdha evropiane përfshirë FC Bayern Munchen, me këtë të fundit që nuk ka paraqitur ende një ofertë.

Hollandezi do të largohej nga PSV vetëm nëse bashkohet me një klub të lartë evropian. Lille ka ofruar 18 milion euro ndërsa PSV pretendon që të marrë 30 milion euro për lojtarin, pasi pret edhe ofertën e klubit bavarez.