Liverpool e ka identifikuar sulmuesin e Rennes, francezin Martin Terrier (1997) si një objektiv transferimi, siç raporton Daily Mirror.

25-vjeçari ka dalë në radarin e Reds, teksa ata kërkojnë një zëvendësues për Sadio Mane, i cili pritet të largohet nga Anfield këtë verë.

Terrier regjistroi 21 gola dhe 7 asistie në 37 paraqitje në të gjitha garat për Rennes në sezonin 2021-2022.

184 cm I gjatë, Terrier është një sulmues i fortë, por edhe teknik, që mund të jetë një përshtatje ideale për të mbushur vendin e Sadios.

I ngjashëm me Mane, Terrier mund të luajë në vijën e parë si sulmues anësor, qendërsulmues dhe si sulmues i dytë.