Liverpool thuhet se po udhëheq garën për të nënshkruar sulmuesin e Leeds United, brazilianin Raphael Dias Belloli, i njohur si Raphinha (1996) këtë verë, por do të duhet të paguajë shumë për të bindur bardhezinjtë që ta shesin atë.

Raphinha u bashkua me Leeds United nga Rennes për 18 milionë euro verën e kaluar dhe bëri disa ndeshje të shkëlqyera në sezonin e tij të parë në Premier League.

Në anën tjetër, sulmi i Liverpoolit dështoi për të qenë vendimtar sezonin e kaluar, me Mohamed Salah që ishte golashënuesi i vetëm i qëndrueshëm.

Prandaj është e domosdoshme që Liverpool të shtojë më shumë freski në sulmin e tyre për të garuar për titullin sezonin e ardhshëm, por Leeds ka bërë të ditur që nuk e shet sulmuesin pa 32 milionë stërlina (37 milionë euro)

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluigi Longari, Liverpool aktualisht janë përpara Manchester United dhe Manchester City në garën për të nënshkruar me Raphinha.

Vlen të përmendet gjithashtu se Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të jenë të padisponueshëm për disa javë gjatë Kupës së Afrikës vitin e ardhshëm, kështu që Liverpool do të ketë nevojë për opsione rezervë solide .