Sulmuesi spanjoll Adama Traore (1996) mund të largohet këtë verë nga skuadra e tij aktuale Wolverhampton Wanderers.
Ai dëshiron të transferohet në një skuadër më të madhe, pasi ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.
Mediat në Angli kanë raportuar se Liverpooli tashmë ka bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë stërlinash (29 milionë eurosh) për lojtarin.
Futbollisti spanjoll i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të negociuar për kushtet personale me The Reds.
Por nga ana tjetër Wolverhampton kërkon 50 milionë stërlina (58 milionë euro) për ta lënë të lirë sulmuesin spanjoll.