Është arritur një marrëveshje mes klubit të Real Madridit dhe skuadrës së parë, skuadrës Castilla dhe skuadrës së basketbollit ku do të ketë ulje prej 10 % të pagës së tyre vjetore.
E gjithë kjo vjen si përgjigje ndaj krizës së coronavirusit, duke besuar se sezoni do të kthehet.
Nëse sezoni 2019-20 nuk rifillon, atëherë ulja e pagave të lojtarëve do të shkojë deri në 20 %.
Kjo marrëveshje u negociua me kapitenin e skuadrës së parë Sergio Ramos dhe drejtorin e përgjithshëm Jose Angel Sanchez që përfaqësonte klubin.
Gjesti i lojtarëve vlerësohet shumë nga ata që janë në krye të klubit dhe afërsisht 50 milionë euro, do të kursehen, që me to do të sigurohen pagat e punonjëseve të tjerë në klub, që do të vazhdojnë të marrin 100 për qind të pagave të tyre.