Mbrojtësi Antonio Rudiger (1993) ka shpejtësinë më të lartë të regjistruar në Premier League deri më tani këtë sezon. Gjermani 29-vjeçar regjistroi një shpejtësi maksimale prej 36.7 km/h gjatë barazimit 1-1 të Bluve kundër Brightonit.

Mbrojtësi i Chelseat mundi sulmuesin e Liverpool, egjiptianin Mohamed Salah (1992) regjistroi një shpejtësi maksimale prej 36.6 km/h për të kryesuar renditjen

Sulmuesi anësor spanjoll Adama Traore (1996) është i njohur si mbreti i shpejtësisë në Premier League falë sprinteve të tij të fuqishme në krah, por në këtë sezon është i treti me 36.6 km/h, aq sa egjiptiani.

Rudiger nuk ishte mbrojtësi i vetëm që hyri në listë pasi Ibrahima Konate (1999) i Liverpool-it iu bashkua shokut të tij të skuadrës Reds, duke u renditur i katërti me një shpejtësi maksimale të regjistruar prej 35.9 km/h.

Mbrojtësi francez mbërriti në Anfield vetëm verën e kaluar dhe ka bërë vetëm tetë paraqitje në Premier League, por ai tashmë ka lënë shenjën e tij dhe ai hyri në top listë para se të përfundojë sezoni i tij i parë i plotë në ligën e parë.

Ollie Watkins i Aston Villas dhe Patson Daka i Leicester e përfunduan listën e 6 të parëve me një rezultat të përbashkët prej 35.8 km/h.

Sulmuesi anglez Ollie Watkins (1995) ka shënuar shtatë gola në ligën e parë angleze këtë sezon dhe është një element kryesor i skuadrës së Steven Gerrard, duke fituar kohët e fundit një rikthim në skuadrën e Anglisë për miqësoret e ardhshme të Tre Luanëve.

Ndërkohë, sulmuesi nga Zambia, Patson Daka (1998) ka një numër prej katër golash dhe tre asiste për skuadrën e Brendan Rodgers që kur iu bashkua dhelprave  në afatin kalimtar të verës.

MBRETËRIT E SHPEJTËSISË SË KËTË SEZON

  1. Antonio Rudiger – 36.7 km/orë
  2. Mohamed Salah – 36.6 km/orë
  3. Adama Traore – 36.6 km/orë
  4. Ibrahima Konate – 35.9 km/orë
  5. Ollie Watkins – 35.8 km/orë
  6. Patson Daka – 35.8 km/orë