Joao Mario (1993) ishte në huazim nga Interi te Lokomotiva e Moskës dhe ka bërë të ditur se e ka mbyllur aventurën me klubin rus.
Mesfushori portugez ka luajtur 18 ndeshje në Ligën Premier të Rusisë këtë sezon, duke kontribuar me 1 gol dhe 5 asiste, por këto nuk kanë mjaftuar që ekipi moskovit të paguajë shifrën prej 18 milionë eurosh për ta blerë teserën e tij përfundimisht.
Kontrata e tij me Interin skadon në qershor 2022 dhe ai pritet të kthehet te klubi italian.
Mesfushori portugez e përdori profilin e tij në “Instagram” për t’i dhënë lamtumirën klubit rus.
“Unë do të doja t’i falënderoja të gjithë në Lokomotivën e Moskës, nga presidenti deri tek stafi stërvitës, kolegët e mi dhe tifozët, që më bënë të ndjehem ai në shtëpi gjatë këtij sezoni. Ishte kënaqësi të luftosh me fanellën tënde dhe të luftosh për ngjyrat e tua. Po largohem me një ndjenjë shumë pozitive për momentet që kemi ndarë së bashku. Të gjitha më të mirat!”, ka shkruar ai.