Lothar Matthaus ka deklaruar se Bayern Munchen duhet të transferojë Timo Wernerin dhe jo Leroy Sanen.

Legjenda e Bavarezëve beson se sulmuesi i RB Leipzig do të përshtatej më mirë në Allianz Arena se anësori i Manchester Cityt.

“Nuk them se Leroy Sane nuk është i mrekullueshëm. Ai ka cilësi të mira dhe mund të bëjë shumë gjëra me topin. Por, kur ju e shikoni se çfarë duan Hansi Flick e Oliver Kahn, atëherë e kuptoni se Timo Werner është lojtari i duhur që ata kërkojnë. Ai ka shpejtësinë, kontrollin e duhur dhe cilësitë e një lojtari që i duhet Bayernit në këtë kohë”, ka deklaruar ai.

Werner lidhet me një kalim te Liverpooli, por kampioni i Bundesligës po tenton të bind RB Leipzigun që të shesë atë tek ata.