Këngëtarja dhe prezantuesja e mirënjohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ditë më parë prezantoi dukjen e saj të re.

Përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjetet sociale, zbuloi se është shndërruar në një zeshkane atraktive, ashtu siç nuk e kishim parë asnjëherë.

 

Meqenëse është shumë e ndjekur në Instagram, 28-vjeçarja nuk heziton të publikojë postime të tjera me këtë pamje, të cilat i ka realizuar para aparatit fotografik të Norik Ukës.

“Më mbaj në piedestal”, është përshkrimi që ia ka vënë njërës prej fotografive, ndërsa në tjetrën ka pyetur fansat se me cilën pamje duket më mirë duke shkruar, “A luajmë pak ? Pëlqeje për Bjonde , Koment për Brune”.

Të shumta ishin edhe komplimentet që pranoi nga miqtë, kolegët e fansat që e përgëzuan për ndryshimin e ri.

Luana po vazhdon të jetë në fokus të shtypit rozë edhe pse tash e një kohë ka përfunduar sezonin e emisionit “Shiko kush Luan”.

E njëjta ka bërë të ditur se po vjen me një format krejtësisht tjetër televiziv që po ashtu do të nisë në Top Channel.