Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

E ndjekur nga 1.9 milion fansa në Instagram, biondja ka arritur edhe këtë herë të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat që ka ndarë.

Ajo vjen atraktive e veshur në xhinse dhe me një triko blu, në të cilën ka vënë në pah belin e tonifikuar.

Në tri fotografitë, 29 vjeçarja vjen në poza të mrekullueshme dhe me një dukje tejet ekstravagante.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas këtyre imazheve, të cilat njëherësh mblodhën mijëra pëlqime.

Përveç emisionit “Shiko kush Luan”, Vjollca ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor pasi javën e kaluar ishte në studion e producentit Bini Nebihu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu