Flamur Noka do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai ka mundur me një diferencë të madhe votash ish sekretarin e pergjithshem të kësaj force politike, Arben Ristanin.

Noka mori 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Ristani.

Në garën për nënkryetarët e partisë, fitues rezultojnë Luciano Boci (123 vota) dhe Oerd Bylykbashi (107 vota) përballë Belind Këlliçit (92 vota) dhe Agron Shehajt (73 vota).

SEKRETARET

  • Sekretar për Ceshtjet Zgjedhore – Ivi Kaso
  • Sekretar për Pushtetin Vendor – Ylli Asllani
  • Sekretar për të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj
  • Sekretar për Burimet Njerezore – Ervin Minarolli
  • Sekretar për Integrimin Europian – Edmond Spaho
  • Sekretar per te perndjekurit Politike – Lorenc Luka
  • Sekretar per Emigracionin dhe Diasporen – Indrit Hoxha
  • Sekretar per Organizatat partnere – Megi Balliu
  • Sekretar per transparencen – Ledina Mandia
  • Sekretar per Marredheniet me Publikun – Jola Hysa
  • Komisioni i Apelimit (Gjykata e Partise) – Adriana Kalaja